4 Mënyra për të kontrolluar nervozizmin e të folurit në publik
Mendimi i të folurit publik është i mjaftueshëm për shumicën prej nesh që të na “këputen gjunjët”. Në fund të fundit të mësojmë të shprehim idetë tona në publik kërkon praktikë dhe disa këshilla të thjeshta që mund të bëjnë çdo kënd të shkëlqejë në ‘Public Speaking’.
Po ju prezantojmë 4 nga mënyrat efektive
- Fokusohu në materialin tënd
Shmangni mendimet për përshtypjen që po bëni apo notën që do merrni nga prezantimi juaj. Në vend të kësaj, përqendrohuni në prezantimin e materialit në një mënyrë të sinqertë dhe të saktë. Zakonisht do ju vijë një përgjigje pozitive, nëse auditori vë re entuziazmin në zërin tuaj.
- Ji vetvetja
Flisni në të njëjtën mënyrë si në jetën e përditshme! Një mënyrë e thjeshtë e të folurit angazhon edhe auditorin, si rrjedhojë keni vëmendjen e plotë të tyre. Pra, në vend të përpiqeni të kopjoni dikë, qofte ai edhe një CEO i famshëm, thjesht ji vetvetja!
- Merr fryme thelle dhe bej pauze shpesh
Folesi e di kur eshte nervoz. Te degjoni emocionet ne zerin tuaj, vetem sa i shton ato. Merrni fryme thelle, relaksohuni dhe jepni me te miren.
- Praktikohu
Sado ironike të tingëllojë, praktika do ta bëjë prezantimin tuaj spontan. Sidoqoftë, kjo është efektive nëse mësoni idetë tuaja kryesore. Të mësuarit e prezantimit tuaj përmendesh do ju bëjë nervoz në formulimin e tij ndaj praktikohuni praktikohuni dhe do shkëlqeni!
Burimi: Study Magazine
Përshtati: Sara Myrteza
- September 29, 2021
- 3813
- 0 comment
Add Comment