Work and travel në Gjermani – Punësim sezonal
Agjensia Tandek Exchange your mind, si partnere e disa kompanive në Gjermani, i informon studentët e interesuar për programin Work and Travel ne Gjermani se duke filluar prej datës 15.09.2018 mund të aplikojnë për Punësim sezonal – 2019 në Gjermani.
Kushtet e nevojshme:
- Të jeni studentë i regjistruar në ndonjërin prej fakulteteve në Shqipëri
- Njohuri të gjuhës Gjermane
- Të jeni të gatshëm të punoni minimalisht 2 muaj në Gjermani gjatë pushimeve verore
- Mos të kufizoheni në ndonjë vend apo rrajon të caktuar
- Të jeni të gatshëm të punoni në sa më shumë
Format dhe mënyrat e aplikimit:
Aplikimet do të dorëzohen vetëm pranë zyrave tona në Tiranë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- 2 çertifikata të regjistrimit në fakultet (Immatrikulationsbescheingung), (Forma të shkarkohet këtu)
- 1 kopje të letërnjoftimit në të dy anët apo pasaportës (vetëm faqja e parë)
- Në rast të posedimit, 1 kopje të patentë shoferit në të dy anët
Ju lutem që formularin e aplikimit ta plotësoni saktë dhe mundësisht në formë elektronike. Në faqen e dytë, në pjesën ku kërkohet të jepen shënimet lidhur me njohuritë e gjuhëve, në rastin e gjuhës gjermane ju lutem të jepni një vlerësim të saktë.
Aplikimi duhet të dorëzohet personalisht deri me 15.03.2019 në zyren tonë në adresën e mëposhtme:
Rruga e Barrikadave, Galeria 17 Nëntori, Kati 2, Nr 18, Tiranë, Tel: +355 68 2060 277
Ju lutem keni parasysh, që vetëm aplikmet e plota me dokumentet e listuara me lartë, do të pranohen.
Aplikimin për vizë do ta realizoni në formë individuale, duke qenë të asistuar nga Tandek lidhur me caktimin e takimeve përkatese dhe përgatitjen e dokumentacioneve për vizë.
Me shumë informacione:
Informacionet e përgjithshme rreth këtij procesi mund ti gjeni edhe në dokumentin/informacionin përkatës të ZAV në gjuhë Gjermane: Merkblatt_De