Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

Sukseset e njëpasnjëshme të Elenës – Tani FITUESE e Bursës 95% në SHBA, dikur pjesëmarrëse e programit exchange (AYP).

Sukseset e njëpasnjëshme të Elenës – Tani FITUESE e Bursës 95% në SHBA, dikur pjesëmarrëse e programit exchange (AYP).

Të studioja në SHBA ka qenë një ëndërr e imja që në fillimet e shkollës së mesme. Isha e sigurt që do ta realizoja një ditë, por ende nuk e dija se ç’rrugë duhet të ndiqja. Në kërkimet e mia për asistencën e duhur, u njoha me TANDEK.

Unë kam dëgjuar për TANDEK në Mars të vitit 2019 falë njoftimeve në rrjetet sociale. Pasi mora pjesë në një seminar të organizuar nga kompania, vendosa të lija nje takim me ta dhe të mësoja më tepër mbi programet e shkëmbimit të nxënësve të gjimnazit në SHBA.

Në vetëm pak ditë Erioni më ndihmoi të mbyllja aplikimet e mia për t’u berë pjesë e programit AYP. Pas dy muajsh mora një letër nga programi ku thuhej se isha zyrtarisht pjesë e tij. TANDEK më asistoi sërisht duke më ndihmuar me aplikimet për vizë dhe me plotësimin e dokumentave të nevojshme për programin.

Eksperienca ime në SHBA nisi në Gusht të vitit 2019. Në aeroport më priste familja ime mikpritëse e cila së bashku me Belën (qenin e tyre) u bënë pjesë e rëndësishme e imja për 7 muaj dhe në vazhdim. Të jetuarit me një familje amerikane ka qenë padyshim një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë. Unë u regjistrova në shkollën më të madhe dhe më diverse të qytetit, krijova shoqëri me nxënësit amerikanë, por edhe ata internacionalë, u bëra pjesë e grupit të të rinjëve të kishës si dhe e grupit të vullnetarëve të shkollës.

Një nga gjërat më të bukura gjatë vitit tim shkollor atje ka qenë klasa e gazetarisë. Falë saj unë arrita të intervistoja nxënësit dhe stafin e shkollës, të shkruaja e të bëja foto për librin vjetor të shkollës, për gazetën elektronike të saj si dhe të drejtoja faqen e instagramit të kësaj gazete.

Për fat të keq në Mars të vitit 2020 botën e përfshiu një pandemi globale dhe mua mu desh të kthehesha në Shqiperi duke ndërprerë kështu programin. Megjithatë, ky nuk do të ishte fundi i eksperiencës time Amerikane.

Në Dhjetor të vitit 2020 komunikoj sërisht me TANDEK. Këtë herë kisha nevojë për asistencën e tyre me aplikimet për universitet në SHBA. Falë asistencës së tyre mua akordua Bursë 95% në SHBA. Sara më ka ndihmuar në çdo hap, që nga regjistrimi në shkollë e deri tek aplikimet për vizë. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për çdo gjë që më nevojitej dhe unë do ta vlerësoja këtë eksperiencë 10/10.

Kjo periudhë ka qenë shumë emocionuese sepse brenda meje flinin pasiguritë e pranimit në universitet, marrjes të bursës dhe vizës. Megjithatë, tashmë që të gjithë hapat janë plotësuar unë jam gati për të nisur aventurën time të re në SHBA.

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password