Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

Çfarë duhet të dish përpara se të aplikosh në një universitet jashtë vendit

Çfarë duhet të dish përpara se të aplikosh në një universitet jashtë vendit

Të zgjedhësh ku dhe çfarë të studiosh gjithmonë do jetë konfuzuese për studentët. Konsultimi me njerëz të trajnuar dhe të çertifikuar është mënyra më e mirë për të bërë zgjedhjen e duhur. Për t’ju orientuar sado pak, po ju drejtojmë hapat që duhet të ndiqni për aplikime të suksesshme.

  • Destinacioni

Çdo student si pikënisje duhet të ketë përzgjedhjen e destinacionit. Trendi i momentit nuk është gjithmonë zgjedhja e duhur ndaj bëni kërkime, konsultohuni, edhe më pas zgjidhni çfarë ju përshtatet më shumë.

  •  Lloji i shkolles: Kolegj/Universitet

Kolegji apo universiteti duhet të zgjidhet duke u nisur nga degët që ata ofrojnë, tarifat, mundësitë e trajnimeve, mundësitë që ju japin për të punuar part –time, partneritet që kanë.

  • Dega

Pika kyçe për studimet si brenda ashtu edhe jashtë vendit është përzgjedhja e degës. Pjesa më e madhe e studentëve nisen nga kërkesat e shumta për një degë të caktuar, ajo çfarë do sugjeronim është të zgjidhni një degë që ju vertet e pëlqeni. Gjithmonë duhet të keni parasysh që ti përshtatet nevojave të tregut.

  • Gjuha e studimeve

Gjuha e studimeve është e thjeshtë. Përzgjidhni atë ku jeni më “fluent”. Kryeni testin e gjuhës edhe jeni gati për të nisur me aplikimin në shkollë. Përveç tij, shkolla apo programe të ndryshme kërkojnë teste të tjera si SAT, GRI, GMAT, apo intervista dhe portfolio.

  • Të ardhurat financiare

Financimi është shumë i rëndësishëm. Pavarsisht se një pjesë e shkollave mund të ofrojnë bursa, mbetet për tu paguar një pjesë e tarifës së shkollës, akomodimi, ushqimi dhe siguracioni shëndetësor.

  • Mundësitë e punësimit gjatë studimeve

Dolëm tek çfarë thamë më lart. Kolegji, universiteti, destinacioni janë faktorët kryesorë që kanë të bëjnë me mundësitë e punësimit gjatë studimeve. Shumica e studentëve e kanë të nevojshme të punojnë part –time ndaj duhet të dinë të zgjedhin ato çfarë përmendëm më lart që suportojnë këtë nevojë.

  • Mundësitë e punësimit pas studimeve

Të gjithë e dimë që edukimi i mirë është çelësi kryesor për të shkëlqyer në karrierë. Zgjedhjet që bëni në fushën e edukimit janë ato që ndikojnë në të ardhmen tuaj, ndaj duhet të zgjidhni degën edhe destinacionin që ju përshtatet ju dhe nevojave të tregut.

  • Mundësitë e marrjes së rezidencës

Kërkesat e studentëve janë rritur frikshëm vitet e fundit për të ndjekur studimet në një destinacion që ofron mundësinë e marrjes së rezidencës, kjo për shkak të mundësive të punëve, të ardhurave dhe jetesës të mirë që ofrojnë. Zgjidhni një destinacion që jua mundëson të gjitha këto.

Për të mos humbur asnjë hap apo dokumentacion të nevojshëm ju lutem plotësoni formën e kontaktit me poshtë dhe do t’ju vijnë në ndihmë konsulentët tanë.

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password