Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

Rriten pranimet e studentëve nga universitetet në Suedi

Rriten pranimet e studentëve nga universitetet në Suedi

Numri i studentëve të pranuar nga universitetet në Suedi është rritur ndjeshëm për vitin akademik 2021 sipas statistikave nga Këshilli Suedez i Arsimit të Lartë.

Shifrat tregojnë se në vitin 2021, numri i studentëve të pranuar që nuk ishin arsimuar më parë në Suedi ishte rritur nga 27,746 vitin e kaluar në 28,666.

Studentët e duan të studiuarit dhe të jetuarit në Suedi, por duhet disa kohë që Suedia të njihet si “top destinacion” për studime.

Suedia vazhdon të ngrejë reputacionin e saj duke ofruar programe akademike me cilësi të lartë, një vend të sigurt, modern, inovativ që ofron barazi dhe qëndrueshmëri.

Qëllimi kryesor i Suedisë nuk është të rrisë numrin e aplikimeve, por të tërheqë studentë të mirë të zgjedhin Suedinë si destinacionin e tyre të studimeve.

Ndërkohë që numri i kërkesave të studentëve për të studiuar në Suedi rritet, po punohet fort për të lëshuar sa më shumë leje qëndrimi edhe pse egziston mundësia që kapaciteti i tyre të ndikohet nga vende që janë prekur shumë nga pandemia, në këtë rast studentët Shqiptarë duhet ta konsiderojnë veten me fat 🙂

Për një orientim rreth universiteve Suedeze, programeve dhe tarifave po ju prezantojmë me tre universitete partnere:

Jönköping University është një nga universitet më të preferuar nga studentët në Suedi. Kampusi është një mjedis ndërkombëtar me studentë dhe staf nga e gjithë bota. Universiteti Jönköping është një nga tre institucionet suedeze private, jofitimprurëse të arsimit të lartë me të drejtën e dhënies së doktoraturave.

Lund University është renditur si top 100-universitetet më të mirë në botë. Lund është destinacioni më i populluar nga studentët në Suedi, me një llojshmëri programesh studimi. Universiteti ka një profil të veçantë ndërkombëtar, me universitete partnere në 70 vende.

University West është një universitet modern që ofron programe në bashkëpunim të ngushtë me jetën e punës në një mjedis studimi tërheqës dhe modern. Universiteti ka rreth 15,000 studentë dhe 625 të punësuar. Kampusi universitar është i vendosur në qendër të qytetit Trollhätan pranë kinemave, restoranteve dhe ambienteve sportive, por edhe peisazheve të bukura. University West është themeluar mbi parimin që njohuritë merren kudo, jo vetëm në universitete.

Choose Equality| Choose Freedom | Study in Sweden

Burimi: The Pie News

Përshtati: Sara Myrteza

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password