
5 mënyra për të përballuar stresin e provimeve
Ngarkesa e sezonit, volumi i lëndëve për tu përvetësuar nuk i favorizon gjëndja e ngarkuar emocionale. Vullneti edhe qetësia janë çelësi kryesor për arritjen e rezultatit që dëshironi.
Disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë i gjeni më poshtë:
Organizohu
Mundohu të sigurosh kohën e duhur për të përvetësuar secilën lëndë. Organizo mënyrën e studimit duke përdorur blloqe, diagrama. Krijo një plan studimi dhe kryej detyrat që i ke vendosur vetes. GJITHMONË, përsërit se çfarë ke përvetësuar.
Përcakto përparësitë
Fillo të mësosh temat që janë më të vështira për ty. Mund të jetë më pak stresuese të fillosh të studiosh temat që janë më të lehta për ty, por është shumë më mirë ti ruash këto tema në afërsi të provimit. Duhet të ndiheni më të lehtësuar në fund.
Bëj pushime të shkurtra
Aq sa i rëndësishëm është studimi aq është edhe pushimi. Është shumë e rëndësishme ti jepni vetes mundësinë të çlodheni dhe nuk e kam fjalën të përdorni vetëm rrjetet sociale, por të bëni “self-care”, një shëtitje apo të dilni një mbrëmje.
Stay connected
Sigurohu të mos shkëputesh nga bota e jashtme. Mos u përqëndro vetëm tek studimi. Lexo një blog që ka të bëjë me situatën tënde. Gjithashtu merr kohën tënde të shikosh një film ose të dalësh me miqtë.
Ha shëndetshëm
Gjatë sezonit të provimeve është shumë e natyrshme të obsesohesh me “snacks”, por sigurohu të hash ushqime të shëndetshme si; fruta të freskëta/thata dhe perime të cilat ju japin energji dhe e ndihmojnë trurin të punojë më mirë.
Shpresojmë t’ju kemi ndihmuar sado pak.
SUKSESE ღ
- June 11, 2021
- 657
- Comments Off on 5 mënyra për të përballuar stresin e provimeve