
ZBATONI 10 KËSHILLAT PËR PËRGATITJEN E PROVIMEVE
Maturantët shqiptarë shpejt do të mbyllin ciklin e studimit të gjimnazit i cili finalizohet me testet e detyruara si; gjuhë e huaj, gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe lëndë me zgjedhje. Teksa koha kalon, emocionet shtohen…
Koha është e çmuar dhe meqënëse maturantët kanë 4 ditë kohë që të përvetësojnë njohuritë e fituara për çdo lëndë, është me shumë rëndësi që ky proçes të jetë sa me i lehtë për ta.
Po i drejtojmë secilit prej tyre këto këshilla që mund t’i vijnë në ndihmë:
Jepi vetes kohën e mjaftueshme për të studiuar
Menaxhimi i kohës vlerësohet me 10/10 pikë. Mos le çdo gjë për momentin e fundit. Pavaresisht se ndonjeherë duket e vështirë, trajnohu që të menaxhosh kohën sa më mirë. Disa lëndë mund të kërkojnë më shumë kohë ndaj balanco kohën në mënyrën që të jesh më komod.
Organizo hapësirën e studimit
Sigurohu që të kesh hapësirën e mjaftueshme, dritën e duhur dhe karrige të rehatshme. Ah, kujdesu që të kesh dhe çdo mjet të nevojshëm që të mos gjesh pretekst për t’u shpërqëndruar nga studimi 😊 Nuk ka rëndësi se sa tavolinë të rregullt ke, sepse në fund të fundit prandaj jemi të ndryshëm. Rëndësi ka rezultati.
Përdor skema përmbledhëse
Kujtesa vizuale ka shumë rëndesi. Nuk ka shumë rëndesi përmbledhja e një teme se si e keni organizuar; skema, grafikë apo diagrama, mjafton të jenë highlights pikat më të rëndësishme që t’ju vijnë më shpejt në kujtesë
Praktiko me testet e kaluara
Literatura është po ajo, ushtrimet do të rrotullohen rreth atyre që keni praktikuar ndaj, vlerësoni edhe testet e kaluara. Kjo do t’ju ndihmojë edhe me njohjen e strukturës së testit si dhe menaxhimin e kohës së tij.
Praktiko përgjigjet me të tjerët
Kjo vlen për teste të fushave të ndryshme. Ju keni mundësi që të diskutoni zgjidhjet, pikëpamjet, por edhe të dëgjoni veten tuaj dhe ta korrigjoni atë nëse do të jetë e nevojshme.
Organizohu me shokë në grupe studimi
Nga një diskutim, mund te lindë një qasje e re. Grupohuni për study sessions sepse ti mund të kesh pyetjet për të cilat ata mund të kenë përgjigjet edhe anasjelltas.
Bëj pushime të shkurtra
Hulumtimet kanë treguar se të studiuarit për një kohë të gjatë kërkon trajtim dhe pushim gjithashtu ndaj mos mendo se duhet të studiosh 24/24. Vendos rutinën tënde nëse rendimenti yt është midis natës dhe ditës dhe planifiko përpara pushime të shkurtra midis orëve. Një ecje në ditë me diell do të të ndihmojë në përthithje të vitaminës D, shumë e rëndësishme për trurin.
Snack on brain food
E thamë, trajtimi është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për lexim, i duhet kushtuar rëndësi të madhe edhe ushqimit. Fokusohu te frutat e thatë arrore, boronicat, kosi, farat, peshku që do të ndihmojnë për një mendje të shëndetshme dhe kujtesë të fortë. Ha një vakt të shëndetshëm përpara se të nisesh për provim. Kafja esëll vetëm sa do të të acarojë stomakun dhe sheqernat e tepërt nuk do të të mbajnë për më shumë se një orë me energji. Mendoje 😛
Planifiko ditën e provimit
Merr paraprakisht informacion për zhvillimin e provimit, ku, kur e si. Nuk është koha që të tregosh fuqitë e superheroit duke u bere gati për 10 minuta. Të shkosh pak përpara, të njihesh edhe me mënyrën e zhvillimit të testit apo diskutosh detaje të fundit, ndikon në vetbesim.
Ujë, ujë, ujë…
…it’s a thing. Hidratohu sa më shumë sepse vetëm në këtë mënyrë, truri punon më mirë.
- June 8, 2021
- 609
- 0 comment