Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

Çfarë janë shkollat Ivy League?

Çfarë janë shkollat Ivy League?

Shkollat Ivy League janë universitete elitare të përzgjedhura në bazë të një selektiviteteti të lartë. Nese jeni duke konsideruar të aplikoni për një Master në SHBA, më poshtë do të gjeni disa informacione esenciale për to.

Cilat shkolla Amerikane janë Ivy League?

  • Harvard University (Massachusetts)
  • Yale University (Connecticut)
  • Princeton University (New Jersey)
  • Columbia University (New York)
  • Brown University (Rhode Island)
  • Dartmouth College (New Hampshire)
  • University of Pennsylvania (Pennsylvania)
  • Cornell University (New York)

Shkollat Ivy League janë të parët që tërheqin vëmendjen tuaj pasi përdorin pafund burime për studentë të zgjuar, të vullnetshëm dhe me dëshirë për karrierë. Sidoqoftë, këto shkolla gjithashtu janë ndër më të shtrenjtat në SHBA me tarifa shkollimi mesatarisht midis 55,000 dhe 60,000 USD në vit.

Proçesi i pranimit në këto shkolla  është shumë konkurrues pasi do t’ju duhet të arrini standarde shumë më të larta, se ato që kërkohen në univesitete të tjerë. Për shembull nivelet e përgjithshme të pranimeve në vitin 2020 ishin nën 10%.

Nëse ëndërroni të drejtoni një korporatë të madhe, të fitoni avantazhe në kërkime dhe inovacione, shkollat Ivy League janë ndoshta opsioni më i mirë. Këto shkolla kanë qenë historikisht një terren edukimi për arritjet e larta, ku shumë prej të diplomuarve janë fitues të Çmimit Nobel.

Duhet të keni parasysh se ka mijëra institucione të arsimit të lartë në SHBA dhe disa prej tyre qëndrojnë shumë lart në renditjen e universiteteve, duke pasur kosto më të ulët të edukimit. Kjo është arsyeja pse kur kërkoni universitete, duhet të kërkoni përshtatjen perfekte të nevojave tuaja personale. Disa prej tyre i gjeni më poshtë:

  • University of California, Berkeley 
  • Northwestern University University of Texas at Austin
  • University of California, San Diego 
  • University of California, Santa Barbara 
  • University of Boston 

Këto universitete edhe pse nuk janë pjesë e Ivy League, janë sigurisht një opsion shumë i mirë për shkak renditjes së tyre të lartë dhe tarifave të përballueshme. Të pranohesh në një nga këto universitete nuk është si “të bësh një shëtitje në park” por mund të keni më shumë mundësi për tu pranuar në krahasim me shkollat Ivy League. Në fund të fundit, edukimi juaj nuk është një garë popullariteti dhe ju duhet të merrni edukimin që i përshtatet më mirë qëllimeve tuaja të ardhshme.

Përshtati: Sara Myrteza

Burimi: Study Portals

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password