Work and Travel ne Gjermani 2019 – Punesim sezonal 

Agjensia Tandek Exchange your mind, si partnere e disa kompanive në Gjermani, i informon studentët e interesuar për programin Work and Travel ne Gjermani se duke filluar prej datës 15.09.2018 mund të aplikojnë për Punësim sezonal – 2019 në Gjermani.

Kushtet e nevojshme:

  • Të jeni studentë i regjistruar në ndonjërin prej fakulteteve në Shqipëri
  • Njohuri të gjuhës Gjermane
  • Të jeni të gatshëm të punoni minimalisht 2 muaj në Gjermani gjatë pushimeve verore
  • Mos të kufizoheni në ndonjë vend apo rrajon të caktuar
  • Të jeni të gatshëm të punoni në sa më shumë

Format dhe mënyrat e aplikimit:

Aplikimet do të dorëzohen vetëm pranë zyrave tona në Tiranë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • 2 çertifikata të regjistrimit në fakultet (Immatrikulationsbescheingung), (Forma të shkarkohet këtu)
  • 1 kopje të letërnjoftimit në të dy anët apo pasaportës (vetëm faqja e parë)
  • Në rast të posedimit, 1 kopje të patentë shoferit në të dy anët

Ju lutem që formularin e aplikimit ta plotësoni saktë dhe mundësisht në formë elektronike. Në faqen e dytë, në pjesën ku kërkohet të jepen shënimet lidhur me njohuritë e gjuhëve, në rastin e gjuhës gjermane ju lutem të jepni një vlerësim të saktë.

Aplikimi duhet të dorëzohet personalisht deri me 15.03.2019 në zyren tonë në adresën e mëposhtme:

Rruga e Barrikadave, Galeria 17 Nëntori, Kati 2, Nr 18, Tiranë, Tel: +355 68 2060 277

Ju lutem keni parasysh, që vetëm aplikmet e plota me dokumentet e listuara me lartë, do të pranohen.

Aplikimin për vizë do ta realizoni në formë individuale, duke qenë të asistuar nga Tandek lidhur me caktimin e takimeve përkatese dhe përgatitjen e dokumentacioneve për vizë.

Me shumë informacione:

Informacionet e përgjithshme rreth këtij procesi mund ti gjeni edhe në dokumentin/informacionin përkatës të ZAV në gjuhë Gjermane: Merkblatt_De

Ambasada e Republikës së Gjermanisë në Tiranë