Work and Travel ne France

Programi “Work and Travel ne France” është program i shkëmbimit kulturor për të rinjtë e huaj që dëshirojnë të fitojnë përvojë pune dhe jetese në Francë. Në këtë mënyrë, ju zbuloni atraksionet bregdetare të Cote d’Azur, vendpushimet e skive të Alpeve, plazhet e Atlantik-ut, bukuritë e Provence apo sharmin e Parisit. Ju keni mundësi të zgjidhni destinacionin tuaj dhe industrinë franceze që ju dëshironi të punoni. Një mundësi unike për të financuar qëndrimin tuaj, zbulimin e vendeve me burime të panumërta kulturore, natyrore dhe njerëzore nëpërmjet punës së garantuar.

Kushtet për të marrë pjesë

  • Mosha: 18-35 vjeç
  • Student me kohë të plotë i një institucioni të arsimit të lartë.
  • Pasaportë e vlefshme për kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj
  • Nivel mesatar i frëngjishtes
  • Fonde te mjaftueshme financiare gjate qëndrimit tuaj
  • Kohëzgjatja: deri në 3 muaj gjatë pushimeve verore shkollore

Asistencat e Tandek dhe sponsorit pas mbërritjes

  • Ndihmë dhe informacion
  • 2 netë sigurim strehimi në momentin e mbërritjes
  • Ndihma dhe udhëzime për marrjen e lejes së përkohshme të punës
  • Këshillim për të adresuar qëndrimin tuaj, takim për informacion praktik…)
  • Udhëzues për pjesëmarrësit, në frëngjisht
  • Rregullim i CV-së dhe letrës suaj të motivimit
  • Akses në internet
  • Qasja në vendet e hapura të punës, informacion për akomodimit dhe për hapjen e një llogarie bankare
  • Informacion mbi sistemin e taksave vendore
  • Asistencë gjatë gjithë qëndrimit tuaj
  • Kartë telefonit për thirrjet tuaja ndërkombëtare
  • Organizime social-kulturore, vizita, ekskursione …

Opsioni “Pozicioni i punës i garantuar” ofron

  • Një ofertë pune nga një punëdhënës në Francë (në hotel, restorant, shitje, qëndra pushimi apo tjetër që kërkon trajnim të veçantë)
  • Siguracion shëndetësor dhe siguracion për aksidentet
  • Ndihmë dhe informacion para nisjes tuaj
  • 2 netë strehim në arritje
  • Takimi orientimi pas mbërritjes (këshilla për të adresuar qëndrimin tuaj, informacion praktik …)

 

Na kontaktoni për më shumë informacion në info@tandek.al

 

Informacione të tjera:

Aleanca Franceze Tiranë

Ambasada Franceze Tiranë