Kurse gjuhe në të gjithë botën

Dini pak anglisht, spanjisht, frengjisht, gjermanisht…Mund ta përvetësoni tani gjuhën ku flitet pikërisht kjo gjuhë. Tandek ju ofron alternativa për kurse gjuhe të ndryshëm në SHBA, Angli, Kanada, Australi, Maltë, Gjermani, Francë apo Afrikë e Jugut. Ku më mirë se me folës të lindur mësohet gjuha e huaj?

“Në qoftë se ju flisni me dikë në një gjuhë që ai e kupton, kjo depërton në mendjen e tij. Në qoftë se ju flisni me të në gjuhën e tij, kjo depërton në zemrën e tij. “ (Nelson Mandela)

Sot, numërohen rreth 7,000 gjuhë të ndryshme, të folura në Botë.

Nuk e dinit? Janë gjuhë të ndryshme që i përkasin kulturave dhe zakoneve të ndryshme të cilat ndihmojnë lokalisht në integrimin e njerëzve. Sa më shumë gjuhë të huaja të dini, aq më të mëdha janë mundësitë për t’u integruar në një komunitet më të madh dhe aq më të mëdha janë shanset për të zgjeruar diametralisht horizontin tuaj. Një gjuhë e huaj më shumë, ju bën të vlerësoni më tepër Botën dhe vendin tuaj brenda saj. Një gjuhë e huaj ju jep qasje të një literature të re, muzike të re dhe të artit të ri. Kombinimi i aftësive gjuhësore të huaja me fusha të tjera të ekspertizës shumëfishon mundësitë për punë, duke i hapur shtigje të reja karrierës, udhëtimit, biznesit, teknologjisë, diplomacisë, gazetarisë, arsimit apo të fushave të tjera të panumërta. Dini vetëm Shqip? Kjo nuk është gjithnjë e mjaftueshme.

Ja disa përfitime që ju sjell një gjuhë e huaj:

  • Ju ndihmon të kuptoni më mirë Botën.
  • Ju përmirëson kujtesën
  • Bëheni më të zgjuar
  • Ju përforcon njohuritë e gjuhës shqipe si dhe ju forcon rezultatet në lëndet e tjera mësimore.
  • Ju shton aftësitë “multitasking”
  • Shton aftësitë vendim-marrëse
  • Shton shanset për t’u pranuar në universitetet e huaja
  • Bëni shoqëri të reja
  • Udhëtimet turistike bëhen më interesante dhe më efiçente
  • Eshtë një “asset” shumë i rëndësishëm i Curriculum-it tuaj profesional
  • Rrit komunikimin
  • Ju rrit vetvlerësimin