Work and Travel CIEE

Summer Work and Travel USA

Summer Work and Travel in USA është një program i Shkëmbimit Kulturor, i cili u jep mundësinë studentëve nga e gjithë bota, të jetojnë dhe punojnë në ShBA gjatë pushimeve të shkollës në verë.  Ky program zhvillohet nga 1 Korrik – 15 Tetor (për studentët në Shqipëri), periudhë gjatë së cilës studentët mund të punojnë dhe të udhëtojnë si turistë deri në 4 javë nga dita e fundit e punës.

 


Cilët janë kriteret e pjesëmarrjes?

  • Student me kohë të plotë(full time) duke ndjekur vitin akademik 2018/2019 në një institucion të lartë arsimor, të akredituar (Shikoni këtu listën)
  • Mosha 18 – 26 vjeç
  • Nivel mesatar i gjuhës së folur angleze
  • Rezultate të mira akademike

Nëse plotësoni kriteret, KLIKONI KETU PER TE APLIKUAR.


Pse duhet të merrni pjesë? – Sepse përfitoni nga:

  • përvoja e të punuarit në një kompani amerikane me diversitet kulturor
  • pavarësia e të jetuarit larg shtëpisë,  të qënit fleksibël dhe mjendje-hapur
  • aftësi jetësore që s’kanë çmim
  • përvoja të vlefshme të qasjes ndaj kulturave të tjera
  • përmirësimi i komunikimit në anglisht
  • gadishmëria për t’iu bërë ballë më lehtë sfidave të jetës
  • shoqëri të reja që zgjasin
  • udhëtimi në destinacione të bukura turistike

Si të aplikoj? Çfarë dokumentësh nevojiten për aplikim?

Ju mund të aplikoni online por për ekzaminim më të shpejtë të plotësimit të kritereve, ju këshillojmë që të na vizitoni pranë zyrës.

  • Plotësoni formën e aplikimit Online
  • Një fotografi me përmasa të pasaportës por të buzëqeshur
  • Vërtetim regjistrimi i studentit me kohë të plotë dhe lista e notave
  • Kopje e pasaportës

Cilët janë opsionet e vlefshëm të programit?

Tandek e ofron programin në opsionet:

  • Self Placed : opsioni në të cilin pjesëmarrësi e garanton në menyrë individuale kontratën e punës
  • Job Placed : opsioni në të cilin sponsori garanton kontratën e punës
  • Premium     : Job Placed + SIM Card me Internet si dhe rimbursim të tarifës së programit në rast mos kualifikimi për vizë (ofruar nga Tandek) EKSKLUZIVE!

Çfarë përfshihet?

  • Forma DS 2019 e lëshuar nga sponsori në ShBA, e cila ju lejon të punoni në ShBA
  • Vendi i siguruar i punës (Job Placed dhe Premium)
  • Siguracioni shëndetësor për në ShBA
  • Orientimi përpara nisjes nga Shqipëria
  • Asistenca në plotësimin e aplikimit për vizën J1
  • 24 orë – asistencë telefonike falas

Çfarë nuk përfshihet?

  • Bileta e udhëtimit vajtje-ardhje
  • SEVIS (tarifë shtetërore Amerikane)
  • Tarifa e takimit për vizë në Ambasadën Amerikane

Cilat janë punët që mund të kryej?

Si pjesëmarrës i programit Summer Work and Travel, nuk ju lejohet të punoni në fushën e mjekësisë; përkujdesjes së fëmijëve , të moshuarve apo në profesionet që kërkojnë kontakt fizik edhe me përbërës kimikë; transportit të njerëzve; punët që kërkojnë liçencë për ushtrim të profesionit; punët në oraret 10.00pm-06.00am; punët në të cilat nuk ka rëndësi shkëmbimi kulturor dhe punët jo-sezonale. Ju mund të punoni pothuajse në çdo sektor tjetër duke marrë më parë aprovimin nga sponsori ose nga Tandek. Studentët e huaj, punojnë më shumë në industrinë e hotelerisë dhe turizmit si recepsionist, asistent, mirëmbajtje, housekeeping; në restorante si kuzhinier, kamarier, ndihmës kamarierhost dhe hostess; në dyqane si cashier; në plazhe dhe pishina si roje bregdetare (lifeguard apo baywatch) si dhe në shumë punë të tjera interesante.


Si mund të regjistrohem?

Vetëm pranë zyrës Tandek, por fillimisht plotësoni aplikimin këtu

Më shumë informacion:

Programi Veror i Punësimit

J-1 Exchange Visitor Program