Lotaria Amerikane

DV – Lottery ose siç njihet ndryshe në Shqipëri “Lotaria Amerikane”  i jep të drejtën 50,000 personave të emigrojnë në SHBA. Përzgjedhja në këtë lotari bazohet gjithmonë në numrin e emigruesve gjatë 5 viteve para ardhëse.

Përzgjedhja në lotarinë Amerikane nuk do të thotë se ju keni fituar të drejtën për të emigruar në SHBA por që ju jeni një nga të përzgjedhurit për të vazhduar më tej proçedurën.
Vazhdimi i proçedurës është hapi më i rëndësishëm dhe deçiziv në këtë proçes emigrimi tuajin apo të familjes tuaj.
Ashtu siç mund të keni dëgjuar, shumë aplikantë janë skualifikuar për arsye të ndryshme si; mungesë dokumentacioni, gabime në plotësim apo mos respektim të afateve. Mos u bëni merak!

Tandek, ju ofron mundësinë që të mbajë me ju të gjitha komunikimet, përgatitjen e dokumentacionit deri në intervistën përfundimtare në Konsullatën e SHBA-së në Tiranë. Ne ju sigurojmë se do t’u qëndrojmë korrekt të gjitha afateve kohore nga fillimi deri në përfundimin e saj.

Tandek nuk ka asnjë influencë në përshpejtimin e aplikimit tuaj në hapat e mëtejshme.

Më shumë informacion:

U.S. Citizenship and Immigration Services

Electronic Diversity Visa Lottery

Ambasada Amerikane në Tiranë