Australia

Australia është një bukuri natyrore me plazhe të bukura, ujëra “kristal”, formime të mahnitshme dhe të lashta. Australia është vendi i gjashtë më i madh në botë dhe ka dendësinë më të ulët të popullsisë për kilometër katror. Australia ka 16 të trashëgimi kulturore botërore dhe një florë dha faunë të mrekullueshme. Pjesa më e madhe e florës ekzotike të Australisë nuk mund të gjendet diku tjetër në botë.

Gjuha

Në Australi fliten mbi 200 gjuhë dhe dialekte të ndryshme , duke përfshirë 45 gjuhë indigjene. Gjuhët më të folura (të tjera përveç Anglishtes) janë Italiane, Greke, Arabe, Vietnamese dhe Kinezishte.

Profesionet më të kërkuara

Australia përballet me një mungesë afatgjatë për një listë të gjatë profesionesh. Tani është koha e përkryer për të bërë aplikimin tuaj të për emigrim. Profesionet në mungesë përfshijnë kontabilistët, profesionistët e IT, inxhinierët, infermierët, punonjësit socialë, arkitektët etj. Për më tepër shikoni listën e përditësuar të pozicioneve të punës duke klikuar ketu.

Vlerësimi i aplikimit tuaj

Për t’u kualifikuar për emigrim , duhet të përmbushni një numër pikësh të caktuar. Pikët fitohen nëpërmjet moshës tuaj, përvojës tuaj të punës, profesionit tuaj dhe aftësive në gjuhën angleze. Pikë të tjera mund të shtohen në rezultatin tuaj nëse keni të afërm të ngushtë që jetojnë në Australi ose keni studiuar ose punuar në Australi më parë. Ju gjithashtu merrni pikë nëse sponsorizoheni nga një shtet që ka nevojë për njerëz me aftësitë tuaja.

Aplikimi për EOI (Shprehja e interesit)

Si pjesë e aplikimit tuaj për vizë, do t’ju kërkohet të paraqitni një ‘Shprehje Interesi’ (EOI) përmes ‘SkillSelect‘. Ne mund t’ju këshillojmë përgjatë këtij procesi duke siguruar që EOI juaj përfshin gjithçka që është e nevojshme për tu konsideruar për një vizë.

Pasi të keni dorëzuar EOI tuaj, në rast se do të përzgjidheni nga shteti Australian do të ftoheni për të aplikuar për vizë. Kur të merrni ftesën tuaj, do të keni 60 ditë për të paraqitur një kërkesë për vizë. Ne sigurohemi që viza juaj të depozitohet shpejt dhe me saktësi.

Kushtet e Emigrimit

Nëse keni nevojë për informacione  specifike, aplikim për vizë / ndihmë për procedurat e emigracionit, duke përfshirë dhe procedurën se si të kualifikoheni për punë në Australi, ju lutemi na dërgoni email në [email protected]telefononi zyrën tonë në +355-4230-1616 ose +355-6820-60277.

 

Më shumë informacione:

Department of Home Affairs