Gjimnaz në Skandinavi – Suedi – Danimarkë – Norvegji
Zgjidhni vendet Skandinave për të vazhduar gjimnazin.
Bëhet fjalë për Danimarkën, Norvegjinë dhe Suedinë. Skandinavia është një nga vendet më të bukura, të sigurta dhe moderne në të gjithë botën. Ideale për të zhvilluar një vit akademik në gjimnaz. Për studentët të cilët e kanë të vështirë të zgjedhin midis këtyre 3 vendeve Skandinave, zgjedhim ne për ju.
Për studentët që zgjedhin Skandinavinë si opsion, Tandek do të zgjedhë shtetin më të përshtatshëm duke u bazuar në profilin individual të studentit në momentin e marrjes së aplikimit. Secili nga vendet ka cilësitë e veta, sigurisht, por të gjitha së bashku kanë të përbashkëta histori, kulturë dhe sisteme të ngjashme edukimi.
Tandek nuk kërkon njohuri paraprake të gjuhëve Skandinave pasi niveli i folur i gjuhës Angleze është shumë i lartë. Studentën të cilët janë të gatshëm për të mësuar mbi historinë dhe gjuhët Skandinave janë të mirëpritur.
Gjimnaz në Danimarkë
Kopenhagen, kryeqyteti i Danimarkës, është zgjedhur së fundmi si vendi më i mirë në botë për tu vizituar në 2018 sipas Lonely Planet – kuptohet përse!
Moderrn, por historik, i sigurtë dhe i shpejtë; Kopenhagen, tregon shumë se çfarë e bën Danimarkën një nga shtetet më të mira për të jetuar. Studentët që shkojnë në Danimarkë shpesh habiten që jeta në Danimarkë nuk ka trafik, buri makinash apo njerëz të stresuar, por ata jetojnë në një vend shumë modern që ofron një nga sistemet e edukimit më të mirë në glob.
Në Danimarkë, jeta ka një ritëm ndryshe. Danezët ngasin biçikleta shumëngjyrshe, gjithashtu zakoni i tyre për hygge është kthyer në një model për shumë vende rreth e rrotull globit. Ata jo më kot janë renditur të parët në raportin e UN World Happiness report -WHR, 3 herë.
Tandek nuk kërkon njohuri të gjuhës Daneze për ndjekjen e gjimnazit në Danimarkë.
Jeni të interesuar për më shumë informacion?
Tel: +35542301616
Tel: +355682060277
Email: [email protected]